• 2 Dhjetor 2025 04:13

Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML

Kor 9, 2025

 

 

Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton KFVA,  mostrat janë dërguar jashtë shtetit si shkak i mosfunksionimit të laboratorit të Toksikologjisë në IML, për shkak se i njëjti është i dëmtuar qysh prej kohës kur është kapluar nga zjarri.

Nga mostrat pritet të përcaktohet nëse Zejnullahu a ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike në mbrëmjen e 7 korrikut.