Bllokada në Kuvend, Balje: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

 

 

Deputetja Duda Balje tha se bllokada në Kuvendin e Kosovës po ua vështirëson punën që e bëjnë, duke shtuar se shpreson që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt.

Ajo shton se fajtor ka gjithmonë, e që sipas saj është ai/ata që kanë fuqi më shumë, duke iu referuar kështu partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosj.

“Me këto zhvillime, jemi si në një bllok, jemi duke jetuar në një bllok, domethënë jeta parlamentare tash. Unë jam më shumë se dhjetë vjet, dhe është hera e parë që po e përjetojmë, është sfidë e veçantë me të vërtet, jemi si duarlidhur, sepse ne nuk mundemi me punu qysh duhet, dhe qysh jemi mësuar të punojmë. Por shpresoj që shumë shpejt do ta kalojmë këtë ngërçin dhe do të vazhdojmë të punojmë sepse me të vërtetë kemi shumë nevojë”, tha Balje në “Weekend”.

“ Gjithmonë ka fajtor, dhe mendoj që fajësia shkon me fuqi, ku është më e fuqishme është edhe përgjegjësia, por po du me besu që ka ndonjë plan dhe sytë tani janë te gjykata”, u shpreh tutje ajo

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…