Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive, duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Kërkoj në emër të PDK-së që ky Kuvend e kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Musliu.

Kurse, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga regjia e Kuvendit që t’i ndërpritet fjalë, deputetës Musliu.

“Ju lutem të mos keqpërdoret. Ju lutem regjia t’i ndërpritet mikrofoni”, tha Dehari, raporton Periskopi.

Deputetja e PDK-së, ka vazhduar fjalën duke pyetur se kush është më e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.

“A ma e rëndëishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” tha ajo./

Related Posts