by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimin e saj se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, emri i saj nuk do të shkojë për herë të dytë në votim.
Sipas Haxhiut, votimi i fshehtë nuk është shkelje e Kushtetutës dhe kjo është konfirmuar, sipas saj, nga aktgjykimi i Gjkykatës Kushtetuese.
“Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do të ketë herë të dy. Nëse nuk i marrë 61 vota, unë do të tërhiqem, raporton KFVA
“Dhe propozimi i dytë është që kemi thënë se ta bëjmë një marrëveshje që ta rrëzojmë komisionin për votimin e fshehtë dhe pastaj merremi vesh për kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët”, tha ajo.
Tutje, ajo akuzoi opozitën se po vendosin barrikada politike, derisa Lëvizja Vetëvendosje po bën kompromise.
“Për sa kohë që ne kemi bërë lëvizje, ata po vendosin barrikada. Prandaj, nuk ka kuptim për mua të thuash që po shkojë në takim dhe të mos e bëjnë asnjë lëvizje”, tha ajo./
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë
Elon Musk njoftoi sot formimin e një partie të re politike në Shtetet e Bashkuara të quajtur “Partia e Amerikës”, një ditë pasi kreu një sondazh në rrjetin social X midis ndjekësve të tij në lidhje me nevojën për një opsion të ri politik. Musk deklaroi: “Duke pasur parasysh raportin 2 me 1
Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës dyshohet të ketë ardhur nga Serbia. Njoftimi i plotë:
Një fëmjë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallaq, të Komunës së Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka treguar se për rastin në fjalë janë njoftuar rreth orës 19:40. “Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur