by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump tha se brenda 24 orëve të ardhshme pritet të dihet nëse grupi militant palestinez Hamas do të pranojë një “propozim përfundimtar” për armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës, përcjell KFVA.
Sipas Trump, Izraeli tashmë ka rënë dakord për kushtet e një armëpushimi 60-ditor, gjatë të cilit do të punohet për t’i dhënë fund konfliktit.
“Do të shohim se çfarë ndodh, do ta mësojmë gjatë 24 orëve të ardhshme,” tha presidenti, i pyetur nëse Hamasi ka pranuar propozimin e mbështetur nga SHBA-të.
Një burim pranë Hamasit deklaroi të enjten se grupi islamist kërkon garanci që ky propozim të çojë drejt një përfundimi të plotë të luftës. Nga ana tjetër, dy zyrtarë izraelitë thanë se detajet e marrëveshjes janë ende në proces përpunimi.
Ndërkohë, situata në terren mbetet e rëndë. Dhjetëra palestinezë u vranë të enjten nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve të Gazës.
Gjatë deklaratës së tij, Trump konfirmoi gjithashtu se kishte biseduar me Arabinë Saudite për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, duke synuar normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve arabe.
Në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, presidentja Vjosa Osmani ka nderuar luftëtarët e UÇK-së, duke theksuar se kjo betejë ishte një nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri. Ajo ka deklaruar se Loxha nuk ishte vetëm një fushëbetejë, por një simbol i rezistencës dhe unitetit për të mos u kthyer në
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë të kësaj komune, shkruan KFVA Sinani thotë se flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për, siç tha, “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb. Ai shkroi në Facebook
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit. Sipas LBK-së, pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë