Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dy seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, janë anuluar për shkak të fillimit të ekzaminimit të tij psikiatrik.

Megjithatë, avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se palët nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim.

Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Syla tha se ky informacion u bë i ditur vetëm pas raportimeve në media.

“Nuk kemi qenë të njoftuar se kur është shtypur ai vendim dhe i është dërguar palëve, gjegjësisht edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nuk kemi ditur as kur ka filluar ekzaminimi i Naim Murselit. Këtë informacion e kemi marrë nga ju, mediat. Pasi u bë publik nga mediat, kemi mësuar edhe nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë se Naimi ka qenë i shtruar në forenzikë që një javë”,deklaroi Syla.

Related Posts