Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra vijojnë të jenë aktive, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe me bimësi dhe duke mobilizuar një numër të konsiderueshëm forcash zjarrfikëse.

Vatrat e evidentuara janë regjistruar në bashkitë: Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Vlorë, Finiq, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Has, Devoll dhe Berat.

Vatrat ende aktive sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë në Elbasan, ku bëhet me dije se në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Po ashtu në terren ndodhet edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.

Vatër aktive ka edhe në Finiq, midis fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata aktuale është e qetë, por zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë në Tiranë vijojnë të digjen sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr. Forcat operacionale dhe helikopteri Cougar janë në veprim për vënien nën kontroll të flakëve në këtë zonë.

Edhe në Has, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, vijon të digjet një sipërfaqe me pyll pishe. Zjarri përballet me vështirësi për shkak të terrenit dhe erës, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij.

Deri tani janë djegur rreth 6 hektarë me pemë, shkurre dhe barishte. Për përballimin e situatës janë angazhuar 232 forca operacionale dhe 36 automjete zjarrfikëse.

Sakaq, Forcat e Armatosura janë angazhuar në shuarjen e flakëve me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë dhe 1 helikopter Cougar.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet një nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në pothuajse të gjitha qarqet. Ndërkohë, në qarqet Korçë dhe Vlorë rreziku është “i moderuar”, por mbetet “i lartë” në zona të caktuara si Korçë (Qendër) dhe Vlorë (Veri-Qendër).

Related Posts

  •     Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili. Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake.

  •     Mbetje mortore dyshohet të jenë gjetur në Klinë. Sipas raportit 24-orësh, dyshohet që mbetjet mortore i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. “Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

  •     Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është thjesht një krizë procedurale, por një pengesë serioze për projektet strategjike – nisur nga reformat për integrim evropian, deri te marrëveshjet e mbrojtjes dhe ekonomisë me aleatët ndërkombëtarë. Për Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, bllokada rezulton në “mundësi të

  •     Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident në Pejë, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sipas informacioneve të para ngasësi i veturës sot rreth