Policia jep detaje rreth zjarrit që përfshiu arën me grurë në Kamenicë

 

 

Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një arë me grurë në fshatin Muçivercë të Kamenicës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur dje, por tha se nuk ka pasur dëme të mëdha. Ai shtoi se zjarri është lokalizuar.

“Nga zjarri është përfshi aty një pjesë e arës me grurë. Rasti ka ndodhur dje, dhe është lokalizu. Nuk ka dëme të mëdha, përveç asaj pjesës së grurit tqë është djeg. Shtëpia afër nuk është përfshirë zjarri, fatmirësisht”, ka deklaruar Hashani.

Policia e Rajonit të Gjilanit ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre, sidomos në temperature të larta.

“Do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që atakohen në situata të tilla”, ka thënë Hashani./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…