Një pjesë e Turqisë në flakë, tjetra nën borë – moti befasues i korrikut

 

 

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e borës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive.

Sipas raportimeve të mediave lokale, bora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë me pjesën tjetër të vendit ku temperaturat kanë kaluar 40°C.

Sipas mediave turke, në Rize, në disa pjesë të larta malore, banorët u përballën me një pamje të pazakontë për stinën e verës: borë në mes të korrikut.

Pamjet nga këto zona tregojnë kodra dhe fusha të mbuluara me shtresë bore, ndërsa banorët lokalë shprehen të habitur dhe thonë se nuk mbajnë mend diçka të ngjashme në këtë periudhë të vitit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…