by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.
Për këtë çështje ka shkruar ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, i cili OSHP-në e quajti “institucion të kapur nga opozita”.
“Sa herë që KEK tenton të regjenerojë kapacitetet, disa nga opozita mobilizohen me të gjitha institucionet e kapura që të pengojnë çfarëdo pune që do rriste sigurinë e furnizimit apo edhe kapacitetet gjeneruese nga KEK. Rastin më të fundit e keni tenderin për rehabilitim të bllokut A3, për të cilin Hykmetja që nga dita e parë ka sulmuar ndërmarrjen. Sot, Hykmetja i qenka gëzuar lajmit se tenderi qenka pezulluar me urdhër të OSHP-së, me arsyetimin se tenderi ka kritere diskriminuese për kompanitë lokale (cila kompani lokale ka kapacitet për rindërtim të termocentraleve se?)”, ka shkruar Murati.
Për këtë pezullim, Murati akuzoi “opozitën” dhe tha se tash do të ketë vonesa në rehabilitimin e bllokut A3.
“Pra në vend se puna të ecte dhe blloku A3 të rehabilitohej sa më shpejtë, do të kemi vonesa të reja, sepse opozitës i pengon çfarëdo rritje e kapaciteteve publike”.
“Ngjashëm e patën sulmuar edhe kontratën me General Electric për ndërrim të turbinave të TC Kosova B1 dhe B2, projekt që rrit jetëgjatësinë e dy blloqeve dhe shton kapacitetin gjenerues. Ngjashëm e kanë bllokuar edhe marrëveshjen me EIB për 100 MË energji solare në KEK. Ngjashëm e patën bllokuar edhe projektin e Bilfinger për rehabilitimin e komplet blloqeve të TC Kosova A, madje kjo ka ndodhur kur Hykmetja ka qenë ministre. Pra, sa herë që KEK tenton të rrisë kapacitetin furnizues, i shihni se si bëjnë çmos që ta pengojnë e vonojnë, këta që vazhdimisht pretendojnë se ua qajnë hallin qytetarëve. Vlerësojeni vetë të dashur qytetarë se kush po i shërben mafisë energjetike?”, ka shkruar ai.
Një përmbytje shkatërruese ka goditur qytetet e vogla Kerrville dhe Hunt në Teksas, pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati duke marrë me vete shtëpi, automjete dhe zona të tëra banimi. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, shkruan KFVA. Lumi u fry
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se deputetët e Kuvendit kanë 30 ditë nga 26 qershori për ta konstituuar Parlamentin, sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Nëse kjo nuk ndodh, ata rrezikojnë humbjen e mandatit dhe ndjekje penale, që mund të çojë në burgim prej 3 deri në 6 vjet për shkelje të Kushtetutës.
Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet
Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Sylës. Në kërkesën e Vrajollit të cilën e ka siguruar gazeta ai i kërkoi Kurtit që ta shkarkojë Sylën për shkak të përfshirjes së tij në ndërhyrje të paligjshme
Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhivillimit Rajonal, Fikrim Damkës, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Damka dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro. Ai akuzohet se nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e