Vetaksident në Pejë, një i vdekur

 

 

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi.

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Gashi.

“Derisa dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, theksoi ai.

“Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…