Shefja e ambasadës amerikane e quan Kosovën “vendi më pro-amerikan në botë”

 

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kremtoi mbrëmjen e djeshme Ditën e Pavarësisë së SHBA-së me një ceremoni festive në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kosovare, diplomatë dhe miq të shumtë të Amerikës.

Në fjalimin e saj përshëndetës, e ngarkuar me punë në e Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve dhe e vlerësoi Kosovën si një nga aleatët më të fortë të SHBA-së.

Parttipati e ka quajtur Kosovën si “vendi më proamerikan në botë”.

“Kam festuar Ditën e Pavarësisë në shumë vende të botës, dhe nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që po festoni me ne sonte. Faleminderit për miqësinë dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh Prattipati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…