• Fri. Oct 10th, 2025

Çitaku i bën thirrje VV’së të reflektojnë: Me vetëdije të plotë po e shkelin Kushtetutën

Bykfvanews

Jul 1, 2025

 

 

Nënkryetarja Vlora Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës është “vazhdimisht e gatshme për zgjidhje”, pas ndërprerjes së seancës konstituive për herë të katërdhjetë.

“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, zoti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën”, tha deputetja para gazetarëve.

Ajo i bëri thirrje sërish LVV-së që “të reflektojnë”.

“Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta bëjmë punën tonë. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *