Murati interpreton aktgjykimin e Kushtetueses sipas dëshirës: Dehari vazhdoi aty ku kishte mbetur, votimi i fshehtë është i lejuar

 

 

Deptueti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se tashmë është konfirmuar që deputetët e “opozitë”, po shkelin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas dështimit të radhës të seancës, Murati ne ëmër të LVV ka folur se deputetët me aktgjykim janë të obliguar të marrin pjesë në votim.

Ai ka insistuar se votimi i fshehtë është i lejuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuesi i seancës Dehari e vazhdoi aty ku kishte mbetur procesin e votimit të komisionit për votim të fshehtë diçka që u vlerësua nga kushtetuta në përputhje me Kushtetutën në paragrafin 141 dhe 180, ata që shkelën Kushtetutën ishin vetë deputetët e opozitës që nuk morën pjesë në votim. Shkelësit tani të konfirmuar, nëse kanë pasur mëdyshje, kësaj radhe e kemi aktgjykimin që thotë që votimi i fshehtë është i lejuar dhe deputetët janë të obliguar të jenë prezentë dhe të marrin pjesë në votim”, tha Murati.

Ai tha se juristët e këtyre partive “mund të jenë të mirë në jetë private”, por thotë se “nuk e njohin funksionimin e Kuvendit”

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…