by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë këtij sezoni të verës, njësoj si në vitet e kaluara, punonjësit në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, po përballen me kushte të rënda pune për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së funksionimit të duhur të sistemit të klimatizimit.
Temperaturat brenda ambienteve të punës, përfshirë zyrat dhe sallat e gjykimit, kanë arritur deri në 34–35°C, çka po ndikon negativisht në shëndetin e gjyqtarëve, stafit administrativ dhe palëve të përfshira në seanca gjyqësore, si dhe në efikasitetin e punës së përditshme të gjykatës.
Sipas informatave zyrtare problemi buron nga mosfunksionimi i njërës prej dy termo pompave që shërbejnë për klimatizimin e ndërtesës. Aktualisht, vetëm një termo-pompë është në funksion, por ajo nuk arrin të përballojë ngarkesën për të gjithë objektin. Si pasojë, janë raportuar edhe raste të alivanosjes së punonjësve, ndërkohë që Shoqata Sindikale e Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk e përjashton mundësinë e organizimit të protestave.
Ndërsa, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi deklaroi se temperaturat e larta kanë shkaktuar ambient të papërballueshëm për punonjësit në Pallatin e Drejtësisë.
Ajo thotë se si pasojë e gjendjes së krijuar është rënduar edhe më shumë situata shëndetësore e punëtorëve që kanë sëmundje kronike, derisa shton se ka ndodhur edhe një alivanosje.
Punonjësit në pallat po kërkojnë kushte minimale për punë, derisa theksojnë se deri tani nga Ministria e Punëve të Brendshme që e ka nën administrim këtë objekt, nuk ka ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.
Shqetësimet për kushtet e punës në hapësirat ku ndodhen institucionet e drejtësisë i shfaqen edhe sindikalistët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, ka ngritur sërish alarmin për kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë, duke theksuar se problemi me sistemin e klimatizimit nuk është i ri, por një shqetësim i kahershëm që daton që nga inaugurimi i këtij objekti.
Kryesindikalisti ka theksuar se temperaturat e larta po shkaktojnë lodhje fizike, marramendje dhe vështirësi në përqendrim, duke e bërë të pamundur punën në kushte normale.
Sipas tij, sindikata ka bërë kërkesat e saj të përsëritura, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete, gjë që e ka shtyrë atë të paralajmërojë mundësinë e organizimit të protestave.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për KosovaPress, kanë theksuar se janë në dijeni për gjendjen në Pallat. Duke iu referuar disa përgjigjeve të këtij institucioni i janë kthyer nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se termo-pompa 1 ndodhet jashtë funksionit.
Po në këtë përgjigje thuhet se nga MPB i kanë njoftuar se tashmë për sanim të gjendjes është nënshkruar kontrata dhe së shpejti pritet të zgjidhet ky problem.
Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës vendosja e aparaturave tjera edhe teknikisht është problem, por edhe paraqet kosto shtesë që nuk mundet ta mbuloj KGjK.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë është inauguruar në vitin 2014, pas një ndërtimi që nisi në vitin 2011. Në vazhdimësi ky objekt është ballafaquar me telashe me klimatizim qoftë gjatë dimrit dhe verës, ndërsa shpesh vërshohet edhe nga uji.
Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur gazeta gjermane Frankfurter Rundschau. Artikulli i shkruar Thomas Roser, theksnon se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti. Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe
Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë, më shumë se 35 projektligje do të duhej të procedoheshin për shqyrtim e miratim në Kuvend para 30 qershorit. Por, me situatën aktuale në Kuvend, nuk dihet fati i tyre. Derisa bllokada vijon edhe në muajin e shtatë të 2025-tës, organizata që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë
Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale do të sillen nga 14-17°C, ndërkaq temperaturat maksimale 28-32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–8 m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj