Marrëveshja Ukrainë-KiE për Tribunalin Special, ambasada gjermane: Moment historik, agresioni s’mbetet pa u ndëshkuar

 

 

Ambasada gjermane në Kosovës, ka përshëndetur marrëveshjen mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për krijimin e Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit. Në deklarimin e ambasadës, vlerësohet edhe qëndrimi i qartë dhe ‘‘parimor’’ i Kosovës në mbështetje të Ukrainës.

Nga ambasada është thënë edhe se mbështetja e Ukrainës, nga ana e Kosovës, është edhe shprehje domethënëse solidariteti, duke pasur parasysh mungesën e njohjes formale.

Postimi:

Drejtësia nuk duhet të vonohet – e drejta ndërkombëtare duhet të mbizotërojë.

Përshëndesim marrëveshjen e nënshkruar midis Ukrainës 🇺🇦 dhe Këshillit të Evropës për krijimin e një Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit – një moment historik në ndjekjen e drejtësisë dhe një sinjal i qartë se agresioni nuk do të mbetet i pandëshkuar.

Siç e theksoi Sekretari i Përgjithshëm Alain Berset: “Pa përgjegjësi, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën.” ⚖️🕊️

Me këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë gjithashtu qëndrimin e qartë dhe parimor të Kosovës në mbështetje të Ukrainës– një shprehje domethënëse solidariteti, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e njohjes formale.

Ky tribunal është më shumë se një instrument drejtësie – është një hap thelbësor drejt sigurimit të një të ardhmeje paqësore dhe të bazuar në rregulla për Evropën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…