Kushtetuesja e lë fajtore Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend: Duhet të kërkojë kompromis me grupet tjera

 

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një qëndrim të qartë rreth krizës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke vënë fajin mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia më e madhe parlamentare.

Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja thekson se, megjithëse VV ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, kjo e drejtë nuk është absolute dhe vjen me përgjegjësi për të bashkëpunuar me grupet e tjera parlamentare.

“…si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”, thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më vonë se 30 ditë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…