by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi Komunal i Prizrenit i ka vendosur në shitje veturat e motorrët e konfiskuar në këtë komune, pa të drejtë regjistrimi. Çmimet fillestare nisin nga 15 euro deri në 5 mijë euro, shkruan KFVA.
Në dosjen e tenderit përshkruhen edhe llojet e veturave që do të shiten e motorrëve, ku përfshihen të firmës Mercedes, Audi, Opel, Renault, BMW e të tjera.
Ofertat janë të mbyllura, teksa autoriteti kontraktues nuk merr përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Kriter është çmimi më i lartë.
“Shitja e automjeteve të konfiskuara në Komunën e Prizrenit, pa të drejtë regjistrimi shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në dosje.
Ofertuesit e interesuar mund të bëjnë inspektimin e automjeteve nesër në orën 11:00.
Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 4 korrik, në orën 14:00.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e përcaktuar ne Nenin i te kësaj Ftese”, thuhet në njoftim./KFVA/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën. Sipas njoftimit, kjo situate vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore. Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat
Anisa Potka, mjekje pediatre, punon në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, dhe ka ekzaminuar rastin e një fëmije 3-vjeçar i cili kishte gëlltitur 13 sfera metalike. Nisur nga ky rast, mjekja tregon se çfarë duhet pasur parasysh dhe kujdes në rastet kur fëmija gëlltit trupa të huaj. Ajo
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sonte në një pikë karburanti në Komoran. Një grua është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit. Burime të sigurta të Insajderit konfirmojnë se e njëjta ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familje. KFVA do t’ju mbajë të informuar
Turqia po rrit në mënyrë dramatike ambiciet e saj detare në Mesdhe, duke investuar në një anije të re kërcënuese që mban emërtimin “Anije Sulmuese Kombëtare” Kjo anije raketore, tërësisht me dizajn dhe ndërtim turk, është pjesë e një plani më të gjerë që synon forcimin e vazhdueshëm të pranisë dhe ndikimit turk