by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ndërtesa të shumta janë dëmtuar rëndë në Tel Aviv pasi janë goditur nga një raketë iraniane, kanë deklaruar shërbimet e emergjencës. Ky ishte sulmi i parë i Iranit ndaj Izraelit pasi Shtetet e Bashkuara goditën bazat bërthamore iraniane, shkruan KFVA
“Kjo është një zonë e prekur rëndë. Disa ndërtesa banimi dykatëshe janë dëmtuar rëndë, dhe disa janë shembur”, tha agjencia e shërbimeve të emergjencës Magen David Adom (MDA).
Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës tregojnë pjesë të një ndërtese në gërmadha dhe dëme të mëdha në ndërtesat përreth. Një numër i madh i ekipeve të emergjencës ndodhen në vendngjarje.
Policia izraelite tha se oficerët dhe njësitë e çminimit ndodheshin në vendin ku ka rënë municioni në Izraelin qendror. Një zyrtar i qytetit në Haifa, në veri të vendit, gjithashtu konfirmoi një goditje në atë qytet.
Shërbimet e emergjencës izraelite kishin thënë më herët se po shkonin në të paktën 10 vendndodhje pas valës së fundit të sulmeve me raketa iraniane. “Forcat e Kërkim-Shpëtimit janë duke vepruar në disa vende në të gjithë vendin, ku janë marrë raporte për raketa të rëna”, tha IDF.
Njëmbëdhjetë persona janë plagosur nga sulmet, sipas MDA.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish rolin administratës së tij në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përfshirë ato mes Kosovës dhe Serbisë. Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndërmarrë hapa për të shmangur konflikte të mundshme në disa pjesë të botës, mes tyre edhe Ballkani. “Kam arritur të
Prokuroria Speciale e Sllovenisë ka përmbyllur hetimin për bashkëpunimin mes kompanive të Martin Berishajt dhe ndërmarrjes Gen-i Beograd, në periudhën kur grupin Gen-i e drejtonte kryeministri aktual, Robert Golob. Pasi ka përfunduar fazën paraprake, prokuroria ka konstatuar dyshim të bazuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo besimit në veprimtari ekonomike, por
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, sonte kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tri më parë. ”Ne bëmë një punë të
Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar