by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në zemër të Kosovës, aty ku puna e ndershme bëhet vlerë dhe premtimet shndërrohen në vepra, qëndron Burim Piraj, sipërmarrësi që i dha kuptim tjetër termit “biznes i përgjegjshëm”. Themeluesi i MEKA Halal Food ka ndërtuar diçka më shumë se një fabrikë mishi: ka ndërtuar një model frymëzues për gjithë vendin.
Me hapa të ngadalshëm, por pa asnjë kredi e asnjë grant, Piraj e ngriti MEKA-n nga hiçi, duke e kthyer në simbol të punës e përkushtimit. Në kohën kur shumëkush zgjedh rrugën e shkurtër, ai zgjodhi atë më të sigurtën: mundin e pastër, përkushtimin e sinqertë dhe respektin për punëtorin.
Brenda dyerve të MEKA-s, punëtori nuk konsiderohet thjesht krah pune. Ai është zemra e kompanisë. Paga e dinjitetshme, koeficientët më të lartë, ditët e pushimit, paga e 13-të e 14-të janë jo premtime, por realitet për çdo punonjës. Në MEKA Halal Food, punëtori e gjen veten në familje – jo në vend pune.
Por ajo që e bën Burim Pirajn vërtet të veçantë, nuk është vetëm vizioni i tij si biznesmen, por shpirti i tij i dhembshurisë për komunitetin. Në heshtje e pa bujë, MEKA ka qenë për vite me radhë dora e shtrirë për familjet e varfra, për fëmijët në nevojë e për ata që jeta i ka sprovuar. Ushqimi nga MEKA ka prekur zemrat e shumëkujt, duke e kthyer mirësinë në mision.
Në një mjedis ku liria e medias përballet vazhdimisht me sfida, MEKA Halal Food ka treguar se nuk e sheh gazetarinë si kundërshtar, por si partner për zhvillimin e vendit. Shumë media në Kosovë gjejnë mbështetje financiare nga MEKA, një shembull i fuqishëm i përgjegjësisë për informimin e publikut dhe promovimin e vlerave profesionale.
E sot, kur MEKA Halal Food paralajmëron një hap të ri, një investim unik për Kosovën, Burim Piraj jep sërish shembullin e tij frymëzues: kur puna bashkohet me përkushtimin, kur biznesi përqafohet nga vlerat e larta, atëherë ai bëhet bekim për gjithë vendin.
Burim Piraj nuk është thjesht sipërmarrës. Ai është model i liderit që reflekton forcën, besimin dhe atdhedashurinë – shembull për gjithë ata që aspirojnë ta ndërtojnë Kosovën e re.
Paralajmërimi për një investim të ri e unikal në Kosovë reflekton jo vetëm ambicien e MEKA-s për t’u zgjeruar, por edhe përkushtimin për t’i dhënë vendit një vlerë që do ta mbajë gjallë për breza. Ky hap përfaqëson më shumë sesa thjesht zhvillim biznesi – ai paraqet një mundësi për fuqizimin e ekonomisë lokale, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e identitetit e vlerave të vendit./KFVA/
Donald Trump ka postuar në rrjete sociale së fundmi duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë”, shkroi ai në Truth Social. “Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga paslufta si ky vit asnjë tjetër s’është pritur me kaq shumë sfida e me pikëpyetje të shumta. Jasharaj thotë se edhe ky vit do të nis me mungesën e teksteve shkollore dhe se procesi i tërheqjes së parave dhe blerjes së teksteve do
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit, e që sipas prokurorisë dëmi që kanë shkaktuar është afër 16 milionë euro, raporton KFVA. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar në këtë shumë milionëshe ka të bëjë trashëgimikulturore. Njëri nga ta ka reaguar në Facebook duke akuzuar ministrin aktual
Gjykata Kushtetuese nuk ka përmendur ndonjë pasojë për deputetët e Kuvendit të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues 30-ditor të dhënë në një aktgjykim të 26 qershorit. Rrjedhimisht, nuk dihen pasojat as në rast se edhe ky aktgjykim nuk zbatohet. Ajo ka përmendur një opinion të Komisionit të Venecias