by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi një skemë të BE-së prej 1.5 miliardë eurosh për të financuar investimet në mbrojtje. Qeveritë kanë debatuar për më shumë se një vit mbi propozimin e Komisionit Evropian për një Program Industrial të Mbrojtjes Evropiane (EDIP), pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t’u riarmatosur, të shkaktuar nga frika nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në përshtatshmëri. Franca nxiti rregulla të rrepta ‘blej produkte evropiane’ për të nxitur industrinë evropiane, ndërsa vende të tilla si Holanda argumentuan për më shumë fleksibilitet për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera, shkruan A2 CNN.
Sipas kompromisit përfundimtar, të paktën 65% e kostove të komponentëve të një artikulli të financuar sipas skemës duhet të kenë origjinën në BE ose në disa vende të lidhura, me disa përjashtime. Ambasadorët nga 27 vendet e BE-së pritet ta miratojnë marrëveshjen të hënën, thanë diplomatët në kushte anonimiteti. Më pas, ajo do të jetë objekt negociatash me Parlamentin Evropian përpara se të hyjë në fuqi, citon Reuters.
Një grup prej 10 vendesh – Holanda, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Sllovakia dhe Finlanda – argumentuan se rregullat duhet të kishin marrë më shumë parasysh një nevojë urgjente për të forcuar mbrojtjen e Evropës.
Ata thanë se industria e mbrojtjes e BE-së “ende varet – veçanërisht në afat të shkurtër dhe të mesëm – nga komponentët kritikë, teknologjitë dhe njohuritë nga vendet e treta me të njëjtat mendime, në veçanti aleatët transatlantikë”. Pavarësisht kundërshtimeve të tyre, vendet thanë se nuk donin të pengonin fillimin e negociatave me Parlamentin Evropian.
Një nga armët që SHBA mund të përdor në Iran për të shkatërruar objektet bërthamore është një municion 30,000 paundësh (13607 kilogram) i projektuar për të arritur bunkerë ose objektiva nëntokësorë. Përdorimi i një “bombë bunkeri” të fuqishme amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit vazhdon të peshojë mbi konfliktin e vendit me Izraelin.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp. Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e
Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë. “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një
Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ndalimi i saj është bërë pas raportimit “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, shkruan betimi për drejtësi. Hulumtimi ngrit