by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ende pa e përfunduar plotësisht ‘muhabetin’ me zgjedhjet qendrore, Kosova ka hyrë tashmë në një proces të ri zgjedhor, atë të zgjedhjeve lokale, pasi që 12 tetori është vendosur si data e zgjedhjeve, ndërsa fushata zyrtarisht do të fillojë me 13 shtator.
Rreth këtij procesi, partitë veçse kanë filluar të zyrtarizojnë emrat e tyre për garën e të parit të komunës në qytete të ndryshme. Në këtë formë kanë vepruar të gjitha partitë, duke filluar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe pse vendi ka 38 komuna, si zakonisht vëmendja kryesore bartet të qendra e Kosovës, kryeqyteti i saj, Prishtina.
Përveç që është qyteti më i madh, udhëheqja me Prishtinën e bën partinë në krye të saj, të shihet si parti nga kryesoret dhe me potencial të dalë edhe e para ndër të tjerat. Edhe për personin që udhëheq me të, krijohet imazhi i njërit prej figurave kryesorë politikë në vend.
Si e tillë, gara në Prishtinë, përveç që është e ashpër mes partive sigurisht, është po aq edhe mes anëtarëve brenda një partie që kanë ambicie më shumë se sa pushtetin që kanë sot.
Një ‘garë’ të tillë brenda partie duket se ka ndodhur brenda gjirit të LVV-së, atje ku mbrëmë u raportua se kandidati i saj për të parin e kryeqytetit do të jetë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Edhe pse ende e pakonfirmuar nga strukturat e partisë, Çeku ka qenë qe një kohë emër i lakuar mes debateve si kandidati i VV-së për Prishtinë.
Pos heshtjes së partisë, as Çeku s’ka qenë aq ‘i zhurmshëm’ rreth kësaj teme edhe pse Ministria që ai drejton (MKRS), është përfshirë në lojën e kryeqytetit kundër punëve të Përparim Ramës, duke ia ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” me akuza se kanë nisur pa leje sikurse edhe në rrugën “Agim Ramadani” për shkak të gjetjes së “strukturave arkeologjike”.
Megjithatë, ‘zhurmën’ për Prishtinën, udhëheqjen e saj e kandidimin për të, e ka bërë një bashkëpartiak i tij.
Është deputeti Mefail Bajqinovci, ai që tash e sa kohë ka vendosur në qendër të deklarimeve të tij gjendjen e kryeqytetit dhe banorëve të saj.
Vetëm pak ditë më parë, Bajqinovci ka shkruar për disa telashe që kanë banorët e lagjes Kodra e Trimave.
‘‘3 vite pa stacion policor në Kodrën e Trimave – kush po e mban peng këtë lagje?!
Qytetarët e lagjes së dytë më të madhe në Prishtinë, Kodra e Trimave, që nga viti 2022 nuk mund të kryejnë shërbime në lagjen e tyre. Edhe pse është dhënë toka për ndërtimin e objektit të ri në lagjen “Kodra e Trimave” projekti po zvarritet qëllimisht prej vitesh!’’, ka shkruar mes tjerash ai në postimin e tij.
Ky është vetëm një nga postimet e shumta që deputeti i VV-së i ka kushtuar qytetit të Prishtinës, e qeverisjes së saj. Në postime të tjera, ai është shfaqur kritik ndaj kryetarit Përparim Rama.
Pos postimeve të bëra në rrjetet sociale, së fundi, deputeti Bajqinovci, është deklaruar edhe për media për këtë çështje, ku edhe e kishte lënë të hapur mundësinë që ai të kandidojë për Prishtinën nga radhët e VV-së.
Në deklarimin e tij ai kishte potencuar se ka 10 mijë vota në kryeqytet dhe se është nga 14 deputetët më të votuar të VV-së.
Madje, deputeti në fjalë, ka deklaruar edhe se ai është i ‘‘gatshëm’’ dhe se ka ‘’ka interes’’ që të jetë kandidat për Prishtinën.
“Unë është e vërtetë që i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet, dhe jam një prej 14 deputetëve më të votuar në LVV. Kam punu shumë në Prishtinë që të jem kritik ndaj keqqeverisjës së Përparim Ramës, ku e ka mbuluar me mbeturina dhe me gjëra të ndryshme. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendos që mund ti plotësoj kriteret që të jem kandidat për Prishtinë, po me kënaqësi do ta pranojna. Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës dhe kam interes. Ka shumë emra në Prishtinë dhe të shohim tash kryesia e cila mendon më së miri se kush mund të ketë impakt që ta fitoj Prishtinën do të vendoset së bashku me liderin tonë”, kishe thënë ai para disa ditësh.
Se a është ‘shuar ëndrra’ e Bajqinovcit të jetë kandidat për Prishtinë, duhet të pritet deri në konfirmimin nga partia në fjalë, ose deri në prezantimin potencial të Çekut nga VV-ja, e që është raportuar se do të bëhet sot pasdite duke filluar nga ora 17:00.
Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë së Bajqinovcit së shfaqur tash e sa kohë, dhe, ‘preferencës’ së VV-së për Prishtinën, duhet theksuar se debate e deklarime kundrejt njëri-tjetrit apo edhe mes anëtarëve të ndryshëm të kësaj partie, deri më tani nuk ka pasur.
Po ashtu, duhet cekur edhe se, afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve është nga 26 qershori deri me 13 gusht.
Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane të u paraqitën këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare opsione për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lajmi është bërë publik nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Kjo pasoi premtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndihmuar në mbrojtjen
Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog. Shoqata e kërkim-shpëtimit ka njoftuar se ende është duke vazhduar për gjetjen e tij, të cilët kanë publikuar edhe një video, ku shihet se për gjetjen e tij janë duke u përdorur
Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica. “Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim
Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas gjendjes së orës 20:18, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në