Mësim s’ka, por plazhi s’pret – SBASHK-u nis sezonin e rërës me orar të plotë!

 

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se me organizimin e tyre ka nisur sot pushimi veror për grupin e parë të anëtarëve të sindikatës, të cilët janë nisur për në bregdetin shqiptar.

Në njoftim thuhet se edhe këtë vit, SBASHK-u po vazhdon traditën e organizimit të pushimeve për anëtarët e saj, si shenjë vlerësimi dhe respekti për përkushtimin e tyre shumëvjeçar në arsimimin dhe edukimin e brezave.

“Ky aktivitet, i cili ka filluar me grupin e parë prej 130 pushuesve, do të vazhdojë edhe me dy grupe të tjera që do të nisen më 22 dhe 29 qershor. Në total, këtë vit do të përfshihen 437 anëtarë të sindikatës.

Sikurse çdo vit, edhe këtë herë SBASHK ka përfshirë në këtë aktivitet anëtarë nga mbarë vendi, përfshirë edhe katër bashkëkombës nga Bujanoci. Pushimi do të zgjasë pesë ditë”, thuhet në njoftim.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë nga shoqatat sindikale në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se është krenar që ky aktivitet po vazhdon sepse është shprehje e mirënjohjes për angazhimet e vazhdueshme e maksimale të këtyre pushuesve në shërbim të arsimit dhe kulturës.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…