Kurti zhgënjen sërish të angazhuarit në Trepçë, punëtorëve të flotacionit s’i dalin pagat

 

 

Pagat e punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk janë ekzekutuar ende. Për këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Sipas reagimit, punëtorët e Flotacionit dhe sigurimit fizik janë përballur me një “padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur”.

Në rast se nuk rregullohet kjo çështje, Sindikata ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të forta sindikale dhe protesta publike.

Sindikata ka thënë se kjo situatë po ndodh në “heshtjen e plotë” të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes.

Pavarësisht sakrificave ditore në kushte ekstreme pune, pa furnizime, pa investime, kur ne arrijmë rekorde prodhimi për vite me radhë, ju institucionet përgjegjëse heshtni, duke na shpërblyer me zero. Ky është fyerje për çdo punëtor që rrezikon jetën çdo ditë pune mbi tokë, nën tokë!”, thuhet në reagim.

Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre!”, vijon reagimi.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…