Irani ka uranium për 9 bomba bërthamore

 

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai nisi sulme ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte informacion se Tehrani ishte vetëm disa muaj larg zhvillimit të një arme fillestare bërthamore.

“Ne duhej të vepronim. Për të shpëtuar veten, por edhe … për të mbrojtur botën nga ky regjim që nxit konflikte”, tha Netanyahu.

“Informacioni që morëm dhe që ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht i qartë, ata po punonin në një plan sekret për tu armatosur me armë bërthamore dhe po marshonin shumë shpejt, ata do të arrinin një pajisje testimi dhe ndoshta një pajisje fillestare brenda muajsh, dhe sigurisht më pak se një vit”, shtoi ai.

Kjo është diçka që ne nuk mund ta pranonim. Nuk duam të kemi një holokaust të dytë, “një holokaust bërthamor”. Ne tashmë e patëm një, nuk do të ndodhë”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu gjithashtu pretendoi se Izraeli pa mjaftueshëm uranium për nëntë bomba bërthamore.

“Ata thjesht duhej ta përdorin atë. Ne e ndaluam këtë”, u shpreh Netanyahu

I pyetur nëse ndryshimi i regjimit ishte ndër objektivat e tij në Iran, Netanyahu tha: “Sigurisht që mund të jetë rezultati, sepse regjimi iranian është shumë i dobët”

Netanyahu tha se “80% e njerëzve do t’i hidhnin jashtë këta banditë”

“Ata qëllojnë gratë sepse flokët e tyre janë të zbuluara. Ata qëllojnë studentët. Ata thjesht thithin oksigjenin nga këta njerëz të guximshëm dhe të talentuar, populli iranian”, përfundoi ai./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…