Akil Gjakova ndalet nga brazili – mbyll rrugëtimin në Botërorin e xhudos

 

 

Akil Gjakova nuk ka arritur të sigurojë një vend në garën për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan Gazeta KFVA.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë dhe më pas e mposhti rumunin Ioan Dzitac në të dytën. Megjithatë, në luftën për çerekfinale u ndal nga braziliani Daniel Cargnin pas një përballjeje të gjatë që zgjati mbi tetë minuta e gjysmë, ku Gjakova u ndëshkua me shido-n e tretë.

Në përballje të mëhershme, Gjakova kishte fituar dy herë ndaj Cargninit, por këtë herë, braziliani ishte më i saktë dhe më agresiv. Forma jo e mirë e xhudistit kosovar lidhet edhe me një lëndim në krah, që e pengoi në përgatitje dhe ndikoi në performancën e tij.

Nga ekipi i Kosovës pritet të garojë edhe Laura Fazliu, e cila do të zbresë në tatami të hënën në kategorinë deri 63 kg. Kujtojmë se të shtunën, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kg.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…