Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Distria Krasniqi ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë pasi ka arritur në finale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë shumë shpejt luftën gjysmëfinale, duke kaluar në finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria ishte e papërmbajtshme ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, të cilën e mposhti pasi e detyroi t’i bëjë tri gabime, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Me këtë fitore, pejania kalon në finalen e madhe të kategorisë së saj, ku do të ndeshet me Uta Abe të Japonisë.

Vlen të theksohet se Distria më herët mposhti brazilianen, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Francine Echevarria të Puerto Ricos në raundin e tretë dhe hungarezes Reka Pupp në çerekfinale.

Kujtojmë se Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën. /KFVA/

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina