Kosovë Lajme

Një i lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

 

 

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se si pasojë një person ka pësuar lëndime, ku dhe i është ofruar trajtimi mjekësor.

“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, tha Krasniqi.