Norvegjia ka dërguar në fshehtësi aeroplanë të fuqishëm F-16 në Ukrainë

 

 

Norvegjia ka dërguar në Ukrainë, 14 aeroplanë luftarakë F-16 gjatë vitit 2024, ndonëse kishte njoftuar vetëm për dërgesën e 6 prej tyre, sipas një raporti të DefenseNews.

Ky numër i papritur i aeroplanëve të dërguar tregon një dyfishim të ndihmës, që analistët e shohin si një tentativë për të shmangur vëmendjen mediatike dhe tensionet gjeopolitike gjatë periudhës së dërgesës.

Aeroplanët F-16AM, të prodhuar nga Lockheed Martin, janë shumë të avancuar dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në kalimin e ushtrisë ukrainase në standardet e NATO-s.

 

Ky transferim i aeroplanëve është pjesë e një strategjie më të gjerë të mbështetjes së Ukrainës, duke përfshirë gjithashtu dërgesën e 20 automjeteve të blinduara Dingo 2 dhe 3 automjete inxhinierike blinduara NM189.

Kjo ndihmë ka për qëllim të rrisë aftësinë e mbijetesës dhe lëvizshmërinë e forcave ukrainase në terren, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë.

Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Lexo po ashtuSuedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Dërgesa e aeroplanëve dhe pajisjeve të tjera nga Norvegjia është bërë në heshtje, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës dhe përpjekjen për të minimizuar reagimet e mundshme nga Rusia.

Kjo praktikë e dërgesave të fshehta është një tendencë e dukshme mes donatorëve perëndimorë, të cilët shpesh publikojnë vetëm pjesën e ndihmës që dëshirojnë të bëjnë të ditur, për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur eskalimin e tensioneve.

Pavarësisht se Norvegjia nuk është një nga donatorët më të mëdhenj në terma sasisë, dërgesat tregojnë një angazhim të fortë për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës në përpjekjet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…