Katër muaj kanë kaluar që kur vendi ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme (9 shkurt 2025) por që ende nuk janë themeluar institucionet e reja si Kuvendi dhe Qeveria.
Për të 30 herë nesër do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë e cila nuk po zgjat më shumë se 3 minuta. Ngërçit nuk po i shihet fundit për shkak të barikadimit të partisë që doli e para, Lëvizja Vetëvendosje me emrin e Albulena Haxhiu si kandidate e vetme për kryeparlamentare.
Në krejt këttë situatë Gjykata Kushtettuese po shihet si organi i vetëm që mund ta zhbllokojë situatën.
Krejt çka ka bërë Vjosa Osmani deri në tash është një takim me liderët e partive politike parlamentare, takim ky që nuk prodhoi asgjë të re.
Presidentes së Kosovës nuk po i bëhet vonë për këtë stiuatë e cila e ka mundësinë ligjore dhe autorizimet që ia garanton ligji që t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik që tash katër muaj e ka lënë Kosovën pa institucione të reja.
Ajo përveç vullnetit pas atij takimi me liderët e partive politike, se është i gatshme t`i drejtohet gjykatës Kushtetuese, nuk ka bërë asnjë lëvizje konkrete.
Madje nga presidenca kanë thënë se po e presin një aktgjykim të Gjykatës Kushteuese bazuar në kërkesën e AAK dhe disa deputetëve, e që pastaj presidentja t`i drejtohet organit më të lartë juridik në vend.
Burime të Periskopit të afërta me presidenten kanë thënë se ka zëra se Vjosa Osmani po e mendon seriozisht krijimin e një partie politike e që do të garonte në zgjedhjett e jashtëzakonshme në marsin e vitit të ardhshëm kur edhe i përfundon mandati si e para e shtetit.
Kjo edhe mund të jetë arsyeja pse Osmanit nuk po i ngutet asaj që t`i drejtojet gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e situatës së krijuar.
“Në rastin e krjimit të një subjekti politik, ajo (Vjosa Osmani) mund të jap dorëheqje disa muaj para se t`i skdadoj mandati kushtetues si presidente”, ka thënë ky burimin e Periskopit.
Periskopi nuk ka arritur të marrë ndonjë konfirmim zyrtar për zërat se Osmani mund ta themelojë një parti politike.
Madje në paraqitjen para mediave pas atij takimi, Osmani shpresu shqetësimin e saj se Kosova rrezikon ti humb 900 milionë euro nga BE, por që ky shqetësim i saj po duke të jetë vetëm një deklaratë publike.
Por për ish nënkryetarin e gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, kjo pritja e Vjosa Osmanit është totalisht e pakuptimit.
Ai vlerëson se presidentja Osmani tashmë do duhej ta dorëzonte lëndën në Gjykatë Kushtetuese sa i përket bllokadës në Kuvend pasi siç thotë për RTV21, ajo është e vetmja që ka legjitimitet dhe legalitet të plotë për ndërhyje në këtë situatë.
Sipas tij, presidentja duhet të jetë më aktive dhe se nuk ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së pasi siç thekson ajo është dorëzuar nga deputetët që nuk janë të konstituar.
“Kjo duhej ta dorëzonte( lëndën) sepse kërkesa e bërë nga AAK-ja është me defekte sepse këta deputetë s’janë deputetë por deputetë në tentativë ose të pakonstituar…s’kanë të drejtë e detyrë të marrin vendime. Presidentja duhet me qenë shumë aktive jo kështu ngadalë por shumë aktiv sepse kur e kemi hartuar kushtetutën presidentit i kemi lënë hapësirë edhe një vit se përafërsisht e kemi ditur se mund të ketë bllokada. Tash e vetmja me legjitimet dhe legalitet të plotë është presidentja dhe për këtë arsye duhet me ndërhy sepse e ka detyrë kushtetuese se kushtetuta e detyron është obligative ndaj kushtetutës se është faktor i unitetit të popullit, duhet të përdorë mjete politike dhe juridike”, tha Kryeziu
Gjatë ditës, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se tashmë ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend por që po e presin vendimin e gjykatës ndaj kërkesës së AAK-së rreth procedurave në seancën konstituive të Kuvendit.