Sonte Letoni-Shqipëri: Daku pritet të jetë në formacionin startues

 

 

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në mbrëmje në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duan që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror.

Pritet që trajneri Sylvinho të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit kundër Serbisë. Është e sigurt mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, që për shkak kartonësh nuk do të luajë kundër Letonisë.

U mësua se në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ismajli. Mitaj, Ajeti dhe Hysaj do të plotësojnë prapavijën, ndërsa Strakosha pritet që të luajë si titullar në portë.

Ndryshime pritet të ketë edhe në repartet e tjera. Në mesfushë rikthehet Ramadani, ndërsa në krah të tij do të jenë Asllani dhe Laçi. Ndërsa Broja, Asani dhe Daku pritet që të formojnë repartin e sulmit.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në Grupin K, Shqipëria qëndron në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, pas kryesuesve të Anglisë, që kanë koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…