by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar në Finlandë, ndërsa po përhapet me shpejtësi në shumë kontinente.
Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie (THL) konfirmoi se pesë raste të variantit janë identifikuar në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
E Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka vendosur llojin e ri në listën e varianteve nën monitorim, duke përmendur potencialin e tij për rritje të transmetueshmërisë krahasuar me nënvariantet e mëparshme.
Varianti u identifikua për herë të parë në Azi në janar. Ai filloi të përhapet më gjerësisht deri në fund të prillit, veçanërisht në Kinë, ku rritja e shkallës së infeksionit ka çuar gjithashtu në më shumë shtrime në spital.
Tajlanda gjithashtu ka raportuar një rritje të ndjeshme të rasteve, nga 6,000 në 33,000 brenda disa ditësh.
Erika Lindh e THL, një studiuese e lartë, tha se situata aktuale e Covid-19 në Finlandë mbetet e qetë, me një numër të ulët infeksionesh.
Lindh vuri në dukje se vlerësimi paraprak i OBSH-së sugjeron që Nimbus mund t’i shmanget imunitetit në nivel popullate pak më efektivisht sesa variantet e tjera që qarkullojnë, megjithëse jo në një masë të konsiderueshme.
Ndërkohë bëhet e ditur se infeksionet e shkaktuara nga varianti i ri janë regjistruar në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Korenë e Jugut, Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Suedia.
Edhe pse shkalla e përgjithshme e infeksionit në Finlandë mbetet e ulët, zyrtarët e shëndetit publik mbeten të kujdesshëm.
Lindh theksoi rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm, por tha se lloji i ri nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë sesa format e mëparshme të virusit.
Simptomat e raportuara deri më tani janë tipike për llojet e tjera të Covid: dhimbje fyti, ethe, kollë dhe lodhje.
Me sezonin e udhëtimeve verore në zhvillim e sipër, Lindh këshilloi ruajtjen e masave paraprake themelore shëndetësore gjatë udhëtimit, veçanërisht në mjedise të mbushura me njerëz.
“Higjiena e mirë e duarve është e rëndësishme jo vetëm për Covid, por për të gjitha sëmundjet infektive”, tha ajo.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina