Dehari dhe seanca ‘magjike’: Kuorumi vjen e shkon sipas dëshirës!

 

 

Përparim Gruda, jurist dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpjeguar dhe shtjelluar “shkeljet” dhe “absurdet” e Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstitutive.


“Shkelje në mënyrë të pashembulltë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit. Është shkelje që e dallon në shikim të parë, totalisht absurde, komplet jodinjitoz, nga një njeri që është ashtu tjesht për shkak të moshës”, tha Gruda në “ATV”.

“Që një element. Kur fillon seanca, te recitali – përcilleni një gjë që e thotë Avni Dehari, se skenarin ia ka bë Vetëvendosja. Ai thotë: ‘fillon seanca se ka kuorum. E hudhim në votim komisionin…nuk kalon, edhe a di çka thotë masnej Avni Dehari? E mbylli seancën se nuk ka kuroum. Qysh nuk ka kuorum? A the që ka kuorum kur filloi mbledhja? Sepse instituti i kuorumit e ka kuptimin e numrit të nevojshëm të njerëzve, më shumë se gjysma. Ne jemi në sallë, ai thotë s’ka kuorum. Qysh s’ka kuorum?”,tha Gruda.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…