Çitaku: Situatë absurde, Kosova është më e madhe se secila parti

 

 

Pas dështimit për herë të 28-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës,  për media ka folur deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se Kosova ka nevojë për institucione.

Ndër tjerash, Çitaku bëri thirrje për reflektim.

“Fatkeqësisht situata absurde në Kuvendin e Kosovës po vazhdon. Kosova po mbetet pa institucion për shkak të kryeneçësisë së LVV, ne bëjmë thirrje për reflektim. Ne si PDK kemi ofruar zgjidhje, nuk është koha të barrikadohemi. Kosova është më e madhe se secila parti”, tha Çitaku.

Ajo nënvizoi se PDK ka shënuar rritje, dhe se tha që janë gati për zgjedhje.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…