by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vajza e një trafikanti të drogës, të dënuar me shtatë vite burgim nga gjyktat vendore, i kaloi të gjithë filtrat institucional për t’u përzgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ajo është Albina Vuçetaj. Babai i saj, Rifat Vuçetaj, përveçse një i dënuar për trafikim droge, u arrestua të martën gjatë operacionit masiv të Prokurorisë Speciale.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk e ka parë problem përzgjedhjen e Albina Vuçetajt gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe pse babai i saj Rifat Vuçetaj ishte i dënuar për trafikim të narkotikëve.
Problem nuk e ka pasur as presidentja Vjosa Osmani, e cila vitin e kaluar e dekretoi Albina Vuçetajn për gjyqtare.
Dekretimi i Albina Vuçetajt, vajzës së Rifat Vuçetajt, për gjyqtare u nënshkrua nga presidentja më 26 gusht, 2024, tregon një dokument i dekretit të cilin e ka siguruar KFVA.
Osmani që e dekretoi për gjyqtare Vuçetajn, babai i së cilës ka rekord kriminal në Kosovë, disa vite më parë hezitoi të dekretonte për Kryeprokuror të Shtetit të propozuarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufajn, duke u thirur në “mbrojtje të integritetit dhe mbrojtje të Kushtetutës”.
Si shkak i atij procesi, Isufaj sot qëndron në krye të Prokurorisë Speciale, e cila udhëhoqi të martën mega-operacionin e bastisjeve që çuan në arrestimin e 22 personave, përfshirë Rifat Vuçetajn.
Vuçetaj dhe 21 të tjerët u arrestuan për përfshirje në një rrjet kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.
Hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal filluan rreth dy vite më parë kur autoritetet kosovare pranuan nëpërmjet EUROPOL-it provat e para për rrjetin e trafikantëve nga autoritetet franceze dhe belge, raporton KFVA.
Provat kyçe përbëjnë komunikimet në platformat e koduara të komunkimeve SkyEcc dhe EncroChat, të cilat u thyen nga agjencitë evropiane dhe iu dërguan autoriteteve kosovare.
Nisja e hetimeve preliminare për rrjetin kriminal të trafikimit të narkotikëve koincidon me periudhën kur procesi për emërimin e gjyqtarëve të gjeneratës së XXII-të po zhvillohej në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
As hetimet preliminare për grupin, e as dënimi i Rifat Vuçetajt nga gjykatat vendore në të kaluarën për trafikim të narkotikëve, nuk e ndaluan Këshillin Gjyqësor të përzgjedhte vajzën e tij, Albinën, për gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Rifat Vuçetaj, bashkë me vëllain e tij, ishin dënuar disa vite më parë për trafikim të kokainës. Të dy ishin dënuar me vendim të formës së prerë me nga shtatë vite burgim. Rifat Vuçetaj i mbajti pesë vite në vuajtje të dënimit.
Gazeta, ka pyetur Këshillin Gjyqësor të Kosovës të enjten nëse ka qenë në dijeni për rekordin kriminal të Vuçetajt në kohën e përzgjedhjes së vajzës së tij, Albinës, për gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, KGjK-ja nuk e ka komentuar procesin e emërimit të Vuçetajt për gjyqtare.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri