VV-së i bie “26-shi” — Kuvendi mbetet jashtë loje për herë të 26-të!

 

 

Një tjetër përpjekje, e 26’të me radhë, për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Në sallë ishin 111 deputetë, transmeton KFVA.

VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

Në dështim të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari ka ndërprerë seancën.

“53 deputetë për, një kundër, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, tha Dehari.

Përpjekja e radhës do të bëhet të enjten, në orën 11:00.

E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…