Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

 

 

Gjermania është përballë një rreziku, asaj të sulmeve me dronë. Alarmin e kanë ngritur ekspertët e zhvillimeve ushtarake në Gjermani. Në një prononcim për median gjermane, Die Welt, ata besojnë se pas sulmit ukrainas ndaj flotës bombarduese ruse, sulme me dronë mund të orientohen drejt Gjermanisë. Faktet janë të qarta pasi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 450 fluturime me dronë janë regjistruar në bazat e Bundeswehr-it në Gjermani, shkruan KFVA

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se ka miratuar një plan e cila do t’i lejonte ushtrisë të rrëzonte dronët që fluturonin ilegalisht brenda hapësirës së saj ajrore. Dronët për spiunazh dhe sabotim përbëjnë një kërcënim, theksojnë ekspertët gjerman. “Autoritetet e sigurisë kanë vënë re se numri i raportimeve për shikime të dronëve që nuk bashkëpunojnë mbi infrastrukturën kritike dhe pronat ushtarake në Gjermani është duke u rritur”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë më herët.

“Dronët si mjet për spiunazh dhe sabotim mund të përbëjnë një kërcënim serioz, veçanërisht për infrastrukturën tonë kritike”, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, duke shtuar se dronët po përdoren më shpesh “që kur lufta e agresionit e Putinit” filloi gati tre vjet më parë në Ukrainë.

Faeser tha se ishte e nevojshme të miratoheshin dispozita ligjore që i lejonin ushtrisë gjermane të ndërmerrte veprime “në rast rreziqesh serioze – duke përfshirë, si mjet të fundit, rrëzimin e dronëve që fluturonin ilegalisht”. Faeser tha se kjo do të ishte në interes të mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe gjithashtu se tregon se Gjermania “nuk do të frikësohet”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…