• Sun. Oct 12th, 2025

Kongresi Amerikan alarmohet: Kërcënime të rënda ndaj NATO-s dhe sigurisë në Ballkan!

Bykfvanews

Jun 4, 2025

 

 

Nënkomisioni për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), ka mbajtur një seancë dëgjimore të titulluar “Vlerësimi i Sfidave me të cilat Përballet NATO”, duke u përqendruar në kërcënimet në zhvillim ndaj Aleancës dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Self e hapi seancën dëgjimore me një theks të fortë në rëndësinë e sigurisë së Kosovës, përparimin demokratik dhe urgjencën e kundërshtimit të ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Ai gjithashtu theksoi shqetësimet në rritje mbi aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Srpska, të cilat të dyja kanë tërhequr vëmendje të shtuar nga zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s.

Gjatë dëshmisë, Admirali në pension Mark Montgomery dha një vlerësim për Serbinë dhe Republikën Serbe si subjekte destabilizuese.

“Serbia dhe Republika Srpska janë të dyja aktorë të këqij që vënë në rrezik stabilitetin e Ballkanit”, a deklaruar ai.

Aty është folur për rëndësinë e stabilietit në Ballkanin Perëndimor./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *