Abdixhiku flet para takimit me Presidenten: Do të jetë vetëm për zgjedhje lokale

 

 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani do të jetë vetëm për zgjedhje lokale.

“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kjo është tema e diskutimit. Vetëm për zgjedhje lokale do të jetë”, tha shkurt Abdixhiku derisa për gazetarët, transmeton KFVA.

Deklarata e tij vjen pasi u përfol se në këtë takim me presidenten mund të flitet edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së sotme tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që të mbahen dy palë zgjedhje.

“Sot kemi ftesë nga presidentja Osmani që të takohemi në orën 14:00 të flasim për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Ne do të jemi të pranishëm në këtë takim. Është e rëndësishme që partitë politike të dëgjohen të shihen propozimet e tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Por nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen të dyja bashkë. Ne nuk jemi kundër si VV, nuk është ky qëndrimi ynë primar. Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Ndonëse ne e dimë që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shkohet në zgjedhje, por kjo mund të bëhet me një marrëveshje të re politike”, tha më herët ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…