Botë Lajme

Indiani arrestohet me 47 gjarpërinj helmues në çantë në aeroportin e Mumbait

 

 

Autoritetet në Indi kanë arrestuar një burrë gjatë përpjekjes së tij për të kontrabanduar dhjetëra zvarranikë të rrallë, përfshirë gjarpërinj helmues.

Shtetasi indian, i cili po kthehej nga Tailanda, u ndalua nga zyrtarët doganorë në aeroportin e qytetit të Mumbait të dielën, raporton BBC, transmeton KFVA.

Zyrtarët thanë se zvarranikët, përfshirë 47 nepërka helmuese, u gjetën të fshehur në bagazhin e regjistruar të burrit.