by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rreth 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë qasje në strehim të përshtatshëm dhe të sigurt, sipas raportit vjetor për vitin 2024 të UN-Habitat, programit të Kombeve të Bashkuara për vendbanimet njerëzore, të publikuar sot.
Ndër ta, 1.1 miliardë njerëz jetojnë në lagje të varfra, ku mungojnë kushtet bazë të jetesës. Rreth 90% e këtyre vendbanimeve ndodhen në Afrikë dhe Azi, kontinente që përballen me një mungesë prej 170 milionë shtëpish.
“Ndryshimet klimatike, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore vazhdojnë të zhvendosin miliona njerëz, duke i detyruar ata të braktisin shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë, stabilitetit dhe kushteve më të mira jetese,”, deklaroi Anaclaudia Rosbas, drejtoreshë ekzekutive e UN-Habitat, e cituar në raport.
Sipas të dhënave të agjencisë, në mbarë botën 318 milionë njerëz janë të pastrehë – një tregues alarmant i përmasave të krizës globale të strehimit.
UN-Habitat paralajmëron se një në katër persona në botë jeton në kushte që rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Sipas raportit:
-14% e banorëve urbanë dhe 40% e atyre në zonat rurale nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.
-Dy në pesë njerëz nuk kanë akses në shërbime bazë sanitare.
“Një sistem i sigurt dhe i kontrolluar sanitar është themelor për zhvillimin njerëzor. Ai përdoret si një tregues kyç i përparimit në luftën kundër varfërisë, sëmundjeve dhe vdekjes së parakohshme,” thuhet në raport.
UN-Habitat bën thirrje për rishikimin e politikave të planifikimit urban, të përdorimit të tokës, legjislacionit dhe mekanizmave të financimit. Qëllimi është prioritizimi i strehimit dhe shërbimeve bazë si faktorë kyç për veprim klimatik dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Raporti gjithashtu paralajmëron se deri në vitin 2040, dy miliardë banorë të qyteteve do të përballen me rritje të ndjeshme të temperaturës, gjë që pritet të përkeqësojë edhe më tej kushtet e jetesës dhe aksesin në strehim të qëndrueshëm.
Të gjitha shtetet anëtare të UN-Habitat miratuan të premten planin strategjik të programit për periudhën 2026–2029, i cili përqendrohet në zgjerimin e aksesit në strehim, tokë dhe shërbime bazë si uji i pijshëm dhe kanalizimet.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij. Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me
Deputeti i AAK, Daut Haradinaj ka reaguar për krizen energjetike në vend, duke akuzuar qeverinë Kurti në detyrë për “krim të organizuar shqiptaro-serb nëpërmjet rrymës”, shkruan KFVA. “Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i
Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot. Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi, përcjell KFVA. Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë