Tragjedi e rëndë: I riu nga Shipoli humb jetën pas plagosjes në Mal të Zi!

 

 

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

Sipas “Jepi Zë”, ai fillimisht ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…