by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Disa republikanë në Kongres dhe këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë po i bëjnë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që më në fund të pranojë sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të rritjes së intensitetit të sulmeve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.
Lideri amerikan prej muajsh ka hequr dorë nga çdo lloj mase ndëshkuese ndaj Rusisë, duke besuar se përmes marrëdhënieve bilaterale me Putinin mund të arrijë një zgjidhje, ndërsa i konsideron sanksionet në përgjithësi si të përdorura tepër shpesh dhe shpesh të paefektshme, raporton reuters.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Trump ende shpreson në zhvillimin e një partneriteti ekonomik me Rusinë. Ai i sheh sanksionet si një përshkallëzim të tensioneve me Moskën, që mund të rrezikojë shpresat për një armëpushim në një konflikt që zgjat tashmë prej tre vitesh.
Megjithatë, sipas bashkëpunëtorëve të tij, zemërimi i Trumpit ndaj Putinit është i sinqertë dhe në rritje, shkruan reuters.
Ata kanë deklaruar se 78-vjeçari tani po i shqyrton seriozisht sanksionet pas përshkallëzimit të sulmeve ruse ditët e fundit.
“Ai gjithmonë kërkon mënyra të ndryshme për të ushtruar presion. Kjo nuk është ndryshe. Ai gjithmonë peshon opsionet e tij”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtarët amerikanë kanë përgatitur sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, duke përfshirë masa në sektorin bankar dhe energjetik. Ata thonë se paketa e sanksioneve është gati për zbatim, por ende pritet urdhri nga presidenti amerikan.
Një nga opsionet që mbështetet nga disa këshilltarë të Trumpit është që presidenti ta miratojë, ose të paktën të mos e pengojë, një ligj të propozuar muajin e kaluar nga senatori republikan, Lindsey Graham dhe kolegu demokrat, Richard Blumenthal, i cili do të vendoste një tarifë doganore prej 500 për qind për mallrat e importuara nga vendet që blejnë naftë ruse.
Disa këshilltarë besojnë se ky projektligj mund të jetë i dobishëm, pasi do të mundësonte që sanksionet pasuese të hynin në fuqi, ndërkohë që Trump, në thelb, do të mund t’i thoshte Putinit se vendimi për sanksionet nuk ishte në dorën e tij. Kjo, nga ana tjetër, mund ta ndihmonte Trumpin të ruante një linjë komunikimi të qëndrueshme me Putinin.
Graham dhe kolegu i tij, senatori republikan Chuck Grassley – të dy aleatë të ngushtë të Trumpit – deklaruan këtë javë se tani është momenti për të rritur presionin ndaj Putinit.
“Besoj se presidenti Trump ka qenë i sinqertë kur mendonte se miqësia e tij me Putinin do të përfundonte luftën. Tani që po shohim se kjo nuk është e vërtetë, ka ardhur koha për sanksione që do t’i bëjnë të qartë Putinit se loja ka marrë fund”, tha Grassley.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar vendimin e GjND-së për pavarësinë e Kosovës. Kurti ka thënë se është akt i vulosjes së pavarësisë së Kosovës. Postimi: Sot bëhen 15 vite nga shpallja e Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Mendimi Këshilldhënës i GjND-së i dha
‘Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon gjykimi në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Dëshmitari Rade Nedelkoviq, që punonte në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, ka dhënë detaje nga ky rast. “Ata kanë hyrë te dera e dytë, jo te dera kryesore. Unë kam qenë
Ish-prokurori special i Kosovës, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar skandalin e listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së dhe më pas ishte detyruar të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve serioze, ka reaguar sërish fuqishëm në një postim të publikuar së fundmi. Në reagimin e tij, Blakaj ka ngritur shqetësimin për
Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”. Aty dëshmoi zyrtari policor, Halim Behramaj. Ai ka treguar çfarë ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, kur rreth orës 02:00, përmes radiolidhjes nga njësia e kufirit, policët kishin pranuar informatë se në fshatin Banjskë janë vendosur barrikada. “Në atë moment