Kurti flet për elitat patriarkale, por e ka harruar historinë e qeverisë së tij!

 

 

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim të grave të kësaj partie të mbajtur sot ka folur për dështimin që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se refuzimi për ta votuar Haxhiun si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë, shkruan KFVA.

“Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme të cilat sfidojnë status-quon”.

“Gruaja që më së shumti e ka votuar populli i Kosovës, është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën, e bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votu Zajednicën me 27 qershor të vitit 2013, 10 deputetë që sot janë në opozitë, e kanë votuar amnestimin e kriminelëve serbë në veri më  11 korrik 2013, e bëjnë edhe 7 deputetë opozitarë që më 3 gusht të vitit 2015 votuar Gjykatën Speciale, dhe e bëjnë 15 deputetë opozitare që e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”

“Këta deputetë të papenduar për këto katër votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, por de bile ia pamundësojnë kuroumin Kuvneidn për votim të fshehtë, bile 5 deputetë opozitarë i kanë votuar katër këto të kqija, kurse Albulena Haxhiu asnjërën prej këtyre”, ka deklaruar Kurti. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…