Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave me autorizim nga prokuria kompetente.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në vjedhje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi/video. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Policia bën të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com
