Maturantët në veri të Mitrovicës festojnë me flamuj dhe këngë nacionaliste, Elshani: Situata është e qetë

 

Një grup maturantësh sërish kanë festuar përfundimin e shkollës duke defiluar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Festimet janë shoqëruar me këndim të këngëve me përmbajtje nacionaliste, përdorim të fishekzjarrëve dhe valëvitje të flamurit serb.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, defilimet e maturantëve kanë nisur që nga java e kaluar.

Ai theksoi se, pavarësisht manifestimeve, situata në qytet mbetet e qetë.

“Që nga java e kaluar kemi defilime të maturantëve, e besoj edhe javën e ardhshme. Situata është e qetë”, deklaroi Elshani për Telegrafin.

Gazetarja nga veriu i Mitrovicës raporton se një pjesë e maturantëve janë ndalur pranë shtatores së “Car Llazarit”, ku kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…