• 26 Nëntor 2025 12:57

Seanca 23: Maratona e turpit vazhdon, askush s’e di kush garon e kush po vrapon

Maj 29, 2025

 

 

Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit ka dështuar edhe në tentativë e 23-të, raporton Gazeta KFVA.

As në seancën e së enjtes nuk u arrit të formohet Komisioni për votim të fshehtë, i cili është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga 111 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 55 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Kësisoj, Komisioni nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

Ky është hera e 15-të me radhë që propozimi për këtë komision dështoi të kalojë në Kuvend.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet të premten, më 31 maj, në orën 10:30.