Dehari për kryesimin e seancës: Më ka ra hise për shkak të moshës, e jo të ndonjë privilegji

 

 

Deputeti i VV’së, njëherit dhe kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari është deklaruar para mediave sa i përket dështimeve të konstituimit.

Ai ka thënë se nuk është në dorë të tij zgjidhja, dhe se puna e tij është të udhëheq vetëm seancën.

Dehari po ashtu iu përgjigj opozitës për “skenarin” që po ua bën VV’ja, i cili e mohoi një gjë të tillë.

“Nuk pres ndonjë gjë të re për sot, edhe pse do të dëshiroja të kishte. Ka kaluar shumë kohë, por kjo nuk varet prej meje – varet nga krerët e partive politike. Unë jam vetëm një drejtues teknik. Shpesh njerëzit më thonë pse nuk po jap zgjidhje kësaj situate, por nuk është roli im të jap apo të mos jap zgjidhje, apo të imponoj ndonjë vendim”, u shpreh Dehari para mediave.

“Kam dëgjuar për pretendime se Avni Dehari ka një skenar të sekretariatit apo të Albin Kurtit. Në fakt, skenari i vazhdimit vjen nga sekretaria – më vjen mua, Sala Jasahirit dhe të tjerëve në kabinet. Skenari do të ndryshojë vetëm atëherë kur krerët e partive të arrijnë marrëveshje, dhe unë do të isha shumë i lumtur që një skenar i tillë t’i japë fund këtij ngërçi”, tha Dehari.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…