Sot nis “Defender Europe 2025”, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar

 

 

Kosova po bëhet për herë të parë mikpritëse e komandës së një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të “Defender Europe 25” – ushtrimi më i madh ndërkombëtar i këtij viti. Aktiviteti ushtarak nis sot në Babaj të Bokës, Gjakovë, me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 29 vende partnere.

Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.

Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.

Për dy javë me radhë, Kosova do të jetë mikpritëse e këtij ushtrimi ushtarak. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga e hëna e deri më 9 qershor do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar zhvillimin e ushtrimit, i cili do të përfshijë lëvizje të konvojeve ushtarake nga bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, me theks të veçantë në Aeroportin e Gjakovës dhe poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

“Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Defender Europe 2025’. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes këtij ushtrimi, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të tregojë gatishmërinë e saj operacionale dhe nivelin e bashkëpunimit me aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Kujtojmë se Kosova nuk ishte pjesë e këtij ushtrimi në vitin 2023, pasi ishte përjashtuar për shkak të tensioneve të shtuara në veri të vendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…