Shkatërrohet kontrabanda: Arrestohet 39-vjeçari me 19 kg Cannabis Sativa nga Tajlanda!

 

 

I dyshuari me inicialet Dh.Sh i moshës 39 vjeç është arrestuar solli nga Tajlanda në Shqipëria një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se valixhja u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

“Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se po vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…